Joan Laporta: Nuk kemi mundësi të transferojmë Kylian Mbappen ose Erling Haalandin

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, mohon interesimin e klubit të tij për Kylian Mbappen dhe Erling Haaland.

Në gjë të tillë e mohoi vetë presidenti i Barcës.

Ai tha se nuk ka hyrë në garë për Mbappen dhe Haalandin, sepse nuk mund të dëmtojë interesat e klubit të tij.

“Unë nuk do të hyj në garë për ta, nëse e bëjë e vetmja gjë që do të arrij është të dëmtoj interesat e klubit tonë”, ishin fjalët e Laportas.

Sipas tij Barcelona në këtë kohë krize financiare të ekipit, do t`i duhet lojtarë që do përshtateshin me pagat në ekip.

“Ka shumë lojtarë që duan të vijnë te Barca, atyre u pëlqen klubi, filozofia jonë, mënyra e punës sonë, të kuptuarit e futbollit.

Ata duhet të përshtaten me nivelet e pagave te Barcelona dhe me një strukturë ekonomike të funksionimit që ruan qëndrueshmërinë dhe ekuilibrin e klubit”, tha presidenti.

Mbappe ka kontratë me Paris Saint Germain deri në fund të këtij sezoni dhe është i lidhur ngushtë me një transferim në Spanjë, por te rivali i Barcës, Real Madridi.

Gjithashtu edhe Erling Haaland mund te perfundoj te Real Madridi ose Manchester City.