VIDEO/ Supergoli i Vinicius Junior për Brazilin kundër Kolumbisë

Kombëtarja e Brazilit ka fituar në shtëpi 2-1 ndaj Kolumbisë në ndeshjen e vlefshme kualifikuese për Kupën e Botës 2026.
Selecao ka marrë një fitore të madhe pas dy barazimeve në ndeshjet kualifikuese, fitore e cila e afron edhe më shumë me kualifikimin në Kampionatin Botëror të vitit të ardhshëm.
Vinicius Junior (90+9) ishte heroi i brazilianëve pasi shënoi një gol të bukur nga distanca për t’ia dhuruar fitoren kombëtares së tij me rezultat 2-1.